Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ishin përfshirë në një sulm me armë, autoritetet irakiane dënojnë me vdekje 3 shtetas suedezë

Shkruar nga Newsbomb
Ishin përfshirë në një sulm me armë, autoritetet
Ushtria e Irakut

Autoritetet e drejtësisë në Irak kanë dhënë dënim me vdekje për 3 shtetas suedezë, të cilët ishin përfshirë në një sulm me armë kundrejt një bashkëkombasi të tyre.

Sipas mediave të huaja, lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme e Suedisë. Në njoftimin e saj, thuhet se Suedia e konsideron anormale dhe të tepruar dënimin me vdekje të dhënë ndaj 3 qytetarëve të saj, ndërsa kërkon që të rishikohet ky vendim dhe ndaj tyre të vendoset një masë sigurie më e butë.

Informacioni që kemi marrë në lidhje me dënimet me vdekje është jashtëzakonisht serioz dhe ne po punojmë për të siguruar që dënimet të mos zbatohen”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Suedisë.

Personat ndaj të cilëve është vendosur ky dënim ishin përfshirë më herët në një sulm me armë kundër një suedezi tjetër në Irak në janar. Ministria tha se kishte marrë një raport se një suedez i katërt ishte dënuar me vdekje për një krim tjetër të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Suedia nuk ka dënim me vdekje dhe e ndalon kategorikisht përdorimin e tij në çfarëdolloj rrethane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese