Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Irani kërcënon Izraelin: Nëse sulmoni Libanin, ne nuk do të rrimë duarkryq

Shkruar nga Newsbomb
Irani kërcënon Izraelin: Nëse sulmoni Libanin, ne nuk do të
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani

Lindja e Mesme duket se nuk po gjen qetësi mes tensioneve në rritje midis Izraelit dhe vendeve islamike.

Pak ditë më parë forcat izraelite u rreshtuan pranë kufirit kryesor të Libanit, duke paralajmëruar Hezbollahun që të ndalte sulmet kundrejt tyre.

Qytetarë të shumtë u larguan nga ky rajon, e ndërsa të tjerë zgjodhën që të mësyjnë në aeroportin e Bejrutit, duke zgjedhur largimin nga vendi nën frikën në rritje se vendi i tyre mund të kthehej në një Gaza të dytë.  

Misioni i Iranit në Nju York ka paralajmëruar shtetin hebre që të mos tentojë që të sulmojë Libanin, pasi ai do të marrë një përgjigje të ashpër nga ushtria iraniane dhe aleatët e tij rajonalë.

E vlerësojmë si luftë psikologjike propagandën e regjimit sionist me synimin që të sulmojë Libanin, por shtoi se nëse Izraeli nis një agresion ushtarak në shkallë të plotë, do të niste një luftë shfarosëse. Të gjitha opsionet, edhe përfshirja e plotë e Fronteve të Rezistencës, nuk përjashtohen”- thuhet në deklaratën e misionit iranian.

Paralajmërimi vjen pas rritjes së frikës për zgjerimin e një lufte rajonale, ku do të përfshihej Izraeli dhe lëvizja libaneze, Hezbollah, që mbështetet nga Irani.

Hezollahu dhe Izraeli janë përfshirë në shkëmbime zjarri në baza ditore, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2024, ndërsa Hezbollahu shprehet se do të ndalojë ofensivën vetëm kur të përfundojë lufta në Gaza.

Këmbimi i zjarrit është përshkallëzuar gjatë këtij muaji, së bashku me retorikën e të dyja palëve. Ushtria izraelite ka thënë se planet për një ofensivë në Liban janë miratuar, duke nxitur Hezbollahun të kundërpërgjigjet se asnjë pjesë e Izraelit nuk do të kursehej nga një konflikt i plotë.

Irani, që mbështet Hamasin, ka lavdëruar sulmin, që e ka cilësuar sukses, por ka mohuar se është përfshirë në të. Përveç sulmeve të Hezbollahut në veri të Izraelit, rebelët në Jemen, që mbështeten nga Irani, vazhdimisht kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Republika Islamike nuk e njeh Izraelin që nga revolucioni i vitit 1979 që rrëzoi udhëheqësin e Iranit, të mbështetur nga SHBA-ja. Në prill u rrit frika për një luftë rajonale, pas një sulmi ajror në Konsullatën iraniane në Damask, që la të vrarë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar drejt Izraelit dronë dhe raketa.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese