
Një shtetas iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit Mossad, është ekzekutuar sot, sipas mediave shtetërore iraniane.
Irani i përfshirë prej dekadash në një luftë në hije me Izraelin, ka ekzekutuar disa persona të akuzuar për lidhje me shërbimin e inteligjencës Mossad të izraelit dhe për lehtësimin e operacioneve që, sipas autoriteteve iraniane, kishin për synim dëmtimin e programit bërthamor të vendit, përmes vrasjeve apo sabotimeve.
I dënuari është identifikuar si Mohsen Langarneshin, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste me rëndësi, përfshirë edhe vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare në vitin 2022.
“Gjatë dy viteve të tij si spiun, ai ishte përgjegjës për veprime të rëndësishme, duke përfshirë mbështetjen e operacioneve terroriste dhe praninë në vendin e vrasjes së Sayad Khodai”, thanë mediat shtetërore.
Po ashtu, Langarneshin dyshohet se ka ofruar mbështetje operative për një sulm ndaj një qendre industriale në Isfahan, që ndërlidhet me Ministrinë iraniane të Mbrojtjes.
Sondazh