Hapësire reklamuese

Bota

Injoron kërcënimet e Izraelit, një tjetër shtet i bashkohet Spanjës, njeh Palestinën

Shkruar nga Newsbomb

Injoron kërcënimet e Izraelit, një tjetër shtet i bashkohet

Armenia ka njoftuar sot se dënon veprimet ushtarake të Izraelit në rripin e Gazës si dhe marrjen e pengjeve nga grupi palestinez Hamas. Pas kësaj deklarate ministria e jashtme izraelite thirri ambasadorin armen në vend për kritika.

Ministria armene deklaroi se i bashkohej komunitetit ndërkombëtar që kërkonte lirimin e pengjeve te Hamas duke iu bashkuar kështu Spanjës që ka deklaruar njohjen prej majit, së bashku me Irlandën dhe 143 shtete të tjera që kanë bërë ketë.

Duke folur më Madrid, kryeministri i Katarit, Seikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha se njohja e shtetit palestinez është një mesazh i rëndësishëm për të refuzuar standardet e dyfishta, shkruante rrjeti vendas Al Jaseera.

Përfaqësuesi i Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh, mirëpriti lëvizjen. “Kjo është një fitore e të drejtës, dhe e përpjekjet së popullit palestinez për liri e pavarësi. Faleminderit Armenia”, tha ai.

Armenia gjithashtu ka mbështetur rezolutën e Kombeve të Bashkuara për armëpushim të menjëhershëm të Izraelit në ofensivën në Gaza dhe zgjidhjen me dy shtete të konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme. Izrael është një furnizues kryesor armatimesh për Armenine, dhe fqinj i Azerbaixhanit, me të cilin Armenia ka humbur në konfliktin e gjatë territorial për rajonin Nagorno-Karabak.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese