Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

India preket nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Shkruar nga Newsbomb
India preket nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë
Foto ilustruese

Temperaturat kanë kaluar 50 gradë Celsius në pjesën veriore dhe qendrore të Indisë, ndërsa vendi përballet me kushtet ekstreme të të nxehtit.

Sipas raportimeve të mediave vendase, më shumë se 37 qytete në vend regjistruan temperatura mbi 45 gradë këtë javë, ndërkohë që ditën e sotme, temperatura në kryeqytetin Delhi ka arritur në një rekords duke shënuar 52.3C.

Zyra e motit në Indi kanë lëshuar një alarm emergjencë për valën e të nxehtit që po prek disa pjesë të vendit.

Një gjykatë konsumatore në Delhi ndaloi dëgjimin e çështjeve të martën, pasi gjyqtari tha se ishte shumë nxehtë për të punuar pa ajër të kondicionuar.

Churu, në shtetin perëndimor të Rajasthan dhe Sirsa, në shtetin verior Haryana ishin ndër vendet më të nxehta në vend, me temperatura mbi 50 gradë.

India preket nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë
 

Gjithashtu, temperaturat anormale gjithnjë në rritje në vend kanë shënuar edhe humbje në jetë njerëzish në këto rajone. Qyteti Jaipur i Rajasthan raportoi tre vdekje për shkak të goditjes nga i nxehti këtë të martë.

Edhe pse, vera në Indi është zakonisht e nxehtë, ajo nuk ka arritur asnjëherë në këto limite. Megjithatë, departamenti i motit në këtë vend ka deklaruar se vendi ka të ngjarë që këtë vit të përjetojë valë të nxehta, të gjata dhe shumë intensive.  

Këtë muaj, shtetet e Rajasthan dhe Gujarat panë 9 deri në 12 ditë valë të nxehti, me temperatura midis 45-50 gradë Celsius.

India preket nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë
 

Në qershor, temperaturat maksimale ka të ngjarë të mbeten mbi normalen, tha këtë javë shefi i Departamentit Meteorologjik të Indisë (IMD), Mrutyunjay Mohapatra, duke shtuar se India veriperëndimore pritet të shohë kushte të valëve të të nxehtit për katër deri në gjashtë ditë, krahasuar me tre normalisht.

IMD ka parashikuar gjithashtu një sezon musonesh mbi mesataren për vendin këtë vit, i cili mendohet se do të godasë bregdetin e shtetit jugor të Kerala më 31 maj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese