I zhdukur prej 8 muajsh, një shtetas ameriak është gjetur mes të burgosurve të ish-presidentit Bashar al-Assad.
30-vjeçari, i identifikuar si Travis Timmerman është shpallur i zhdukur që në muajin maj të këtij viti, pasi për herë të fundit ishte parë në Budapest të Hungarisë.
Pasi u lirua, sipas dëshmisë së 30 vjeçarit, dy burra të pajisur me çekiç, thyen derën e burgut të tij, duke e liruar kështu atë. Ai mendoi se ishte ende në kushte “mbijetese”, vetëm për të kuptuar më pas se ishte lënë i lirë.
I kontaktuar nga një gazetar i CBC, Timmerman u shpreh se vendasit e kanë ndihmuar me ushqim dhe pije, duke deklaruar kështu se është mirëmbajtur.
Sondazh
Poll