Një tërmet tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Tajvan që u ka marrë jetën 4 personave dhe ka plagosur disa të tjerë.
Edhe pse dihet situata e tensionuar mes Kinës dhe Tajvanit, tërmeti ka bërë që të qetësohen ujërat me ty vendeve duke bërë kështu që Kina të jetë vendi i parë që i ofroi ndihmë Tajavnit.
"Kontinenti është shumë i shqetësuar për situatën dhe shpreh ngushëllimet e sinqertë për bashkatdhetarët e Tajvanit të prekur nga fatkeqësia," tha Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
Kina dhe Tajvani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Tajvani e sheh veten si një vend sovran, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.
Tensionet janë konstante – në një orë pak para tërmetit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit kishte bërë një konferencë duke vënë në dukje se 20 avionë ushtarakë kinezë kishin kaluar në zonën e saj në 24 orët e fundit.