Një azilkërkues, i cili i kishte shpëtuar disa herë dëbimit nga Anglia është dekalaruar fajtor për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare.
Anicet Mayela, 40 vjeç, nga Republika e Kongos, shkoi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2004, por u vendos të dëbohej në 2005. Në atë kohë ai pretendoi se dora e tij ishte thyer nga kujdestarët e dëbimit, të cilët i vunë prangat e duarve dhe i lidhën këmbët me shirit.
Një përpjekje e mëparshme për dëbim dështoi gjithashtu pasi ai pretendoi se ishte plagosur në një qeli izolimi në Qendrën e Largimit të Emigracionit Colnbrook. Një muaj pasi fluturimi i tij u bllokua, Mayela iu dha leja për të qëndruar pasi avokatët thanë se dëbimi i tij do të ishte në kundërshtim me të drejtat e tij njerëzore.
Mayela u fotografua më vonë duke protestuar jashtë Campsfield House, me një tabelë që thoshte: 'Emigrantët nuk janë kriminelë.'
Ai i tha BBC-së në atë kohë: "Unë jam këtu për të mbështetur miqtë e mi... Unë kam qenë brenda këtu dhe në Colnbrook."