Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmi në Gjermani me me 36 të plagosur, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

Sulmi në Gjermani me me 36 të plagosur, ndërron jetë

Një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë gjatë një sulmi në Mynih, ka ndërruar jetë sot, dy ditë pas ngjarjes tragjike.

Sulmi ndodhi gjatë një demonstratë, kur një 24-vjeçar me origjinë afgane hyri me makinë në turmën e protestuesve, duke plagosur të paktën 30 persona, mes tyre edhe vogëlushin që fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve.

Autori i dyshuar, i identifikuar si Farhad N., ka lindur në Kabul në vitin 2001 dhe u arrestua menjëherë në vendngjarje, pasi forcat e policisë hapën zjarr ndaj automjetit të tij për ta neutralizuar.

Sipas ministrit të Brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrmann, 24-vjeçari kishte aplikuar për azil dhe më parë kishte pasur probleme me ligjin për vjedhje dhe trafik droge. Ai punonte në një kompani sigurie dhe në kohën e lirë merrej me bodybuilding. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e sulmit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese