Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Atentati kundër Trump: Sulmi ishte i planifikuar muaj më parë, detaje të reja hedhin dritë mbi agresor

Shkruar nga Newsbomb
Atentati kundër Trump: Sulmi ishte i planifikuar muaj më parë,
Autori i sulmit Ryan Routh

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mediat amerikane në lidhjen me atentatin e dhjetë ditëve më parë ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump.

 Një shtetas është arrestuar pranë fushës së golfit dhe sipas dosjes gjyqësore, thuhet se kishte lënë një shënim në letër muaj më parë ku kishte planifikuar atentatin.

Kjo letër është bërë pjesë e provave dhe është akuzë e shtuar ndaj 58-vjeçarit Ryan Routh për tentativë për vrasje kundër një kandidati për president, ku gjithashtu mbi të rëndon dhe akuza e posedimit të armëve të zjarrit.


Në shënim është konstatuar se muaj përpara sulmit të 15 shtatorit Routh kishte parashikuar një tjetër sulm, por nuk kishte arritur ta vendoste në zbatim.

“Unë u përpoqa të bëja më të mirën dhe i dhashë të gjithë forcën që mund të kisha”, - thuhet në letër sipas BBC.


Në fund të letrës, ai besohet të ketë shkruar se ishte i gatshëm të paguante shuma parash për këdo që do ta kryente sulmin, por në realitet nuk kishte fonde dhe kursime.

Atentati kundër Trump: Sulmi ishte i planifikuar muaj më parë,
Autori i sulmit Ryan Routh


Ryan Routh është arrestuar ditën e 15 shtatorit 2024 nga agjentët e Shërbimit Sekret pranë fushës së golfit të Donald Trump. Ai është pikasur por ka arritur të largohet, duke lënë pas armën e krimit. 58 vjeçari u arrestua pak më vonë pasi një dëshmitar e pa atë në Interstate 95, një autostradë kryesore.
Sipas policisë amerikane, Ryan Routh nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të Trump.

 Për momentin ai ndodhet në paraburgim dhe do të qëndrojë aty deri në përfundim të gjykimit të tij.
Rayan Routh nuk është i panjohur për policinë. Ai ka patur dhe më përpara probleme me ligjin ku mbi të kanë rënduar akuza të shumta të vjedhjes së mallrave nga vitet 1997 – 2010. Më vonë në 2022, Routh shkoi në Ukrainë në një përpjekje të dështuar për të rekrutuar ushtarë të huaj për ushtrinë e Ukrainës pas pushtimit të vendit nga forcat ruse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese