Forcat izraelite kanë sulmuar mesditën e sotme një shkollë të OKB-së në Gaza, ku ishin të strehuar civilë palestinezë.
Sipas BBC, një avion luftarak qëlloi dy raketa në klasat në katin e fundit të shkollës në kampin urban të refugjatëve Nuseirat. Videot e shpërndara në rrjet tregojnë momentin e goditjes dhe një numër trupash të vrarë e të plagosur pas sulmit.
Duke u nisur nga raportimet e mediave të huaja, sulmi në këtë shkollë ka lënë të paktën 35 persona të vdekur dhe me qindra të tjerë të plagosur.
Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha në një deklaratë se 40 njerëz u vranë, duke përfshirë 14 fëmijë dhe nëntë gra, dhe 74 të tjerë u plagosën. Të njëjtin numër të vdekjeve dha edhe drejtori i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit, Ismail al-Thaëabta.
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA), Philippe Lazzarini, tha në një deklaratë në X, dikur Tëitter, se të paktën 35 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Ushtria izraelite ka pranuar se ka kryer një sulm në këtë vend, por ka mohuar që të ketë goditur civilë, pasi sipas tyre ato kishin marrë informacione të sakta se njerëz të Hamasit kanë qenë të fshehur brenda kësaj shkolle dhe se ka vrarë të paktën 20 nga 30 luftëtarët e tij.
Zyra e Mediave e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, mohoi pretendimin dhe akuzoi Izraelin për kryerjen e një masakre të tmerrshme.
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrëa), e cila drejton shkollën, e përshkroi incidentin si të tmerrshëm, ndërsa mohoi pretendimin e forcave izraelite se grupe të armatosura të Hamasit kishin qenë brenda shkollës. grupet e armatosura mund të kishin qenë brenda një strehe ishte "tronditës", por nuk mund të konfirmohej.
Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Martirëve al-Aksa, në qytetin e afërt të Deir al-Balah, i cili ka qenë i mbingarkuar që kur ushtria izraelite filloi një operacion të ri tokësor kundër Hamasit në Gaza qendrore këtë javë.