Hapësire reklamuese

Bota

Sulmi i përgjakshëm në Turqi, rritet numri i të vdekurve, një prej terroristëve ishte grua

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i përgjakshëm në Turqi, rritet numri i të vdekurve,
Fotomontazh/ Terroristi dhe pamje nga vendi ku ndodhi sulmi

Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të mërkurë 50 kilometra larg kryeqytetit të Turqisë, Ankara. Tre terroristë të armatosur “kokë e këmbë” goditën selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes ,Tusas.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya deklaroi për mediat dhe qytetarët se nga ky sulm terrorist fatkeqësisht humbën jetën katër persona, ndërkohë 14 të tjerë janë të plagosur rëndë.

“Dy terroristë u neutralizuan në sulmin terrorist kundër objekteve të TAI Kahramankazan. Fatkeqësisht, në sulm kemi tre dëshmorë dhe 14 të plagosur”, shkroi ai në postimin e tij të fundit në X.

Edhe presidenti Erdogan reagoi lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Përmes një postimi Erdogane dënoi këtë sulm të tmerrshëm dhe njoftoi se u vranë 4 persona të cilëve iu referua si “dëshmorë”.

“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur. Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdogan.

Sulmi i përgjakshëm në Turqi, rritet numri i të vdekurve,
Momenti kur terroristet u futen brenda

Ndërkohë, bazuar në mediat turke thuhet se terroristët u futën nga porta e rojeve të objektit TUSAŞ, shpërthyen automjetin dhe më pas filluan të hapin zjarr.

Mësohet se dy nga terroristët, një burrë e një grua,  janë neutralizuar ndërkohë po punohet për neutralizimin e terroristit të tretë. Sakaq mësohet se nga informacionet e fundit të bëra me dije për mediat turke  deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka pengje brenda apo jo. Megjithatë, forcat e sigurisë po e menaxhojnë me kujdes situatën, duke marrë parasysh shansin se brenda mund të ketë pengje.

Sulmi i përgjakshëm në Turqi, rritet numri i të vdekurve,
Terroristja duke u futur ne ndertese

Çfarë është Industria Turke e Hapësirës Ajrore?

Industria e Hapësirës Ajrore Turke është një kompani shtetërore e armëve dhe teknologjisë së hapësirës ajrore me bazë pranë Ankarasë.

Kompania prodhon avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme drone për forcat e armatosura turke dhe vende të tjera në mbarë botën.

Siç thuhet në faqen e saj të internetit, Industria e Hapësirës Ajrore filloi të operojë me qëllim që të reduktojë varësinë e Turqisë nga importet e huaja të teknologjisë së hapësirës ajrore për përdorim ushtarak.

Industria e Hapësirës Ajrore Turke është caktuar nga Turqia si prodhuesi i licencuar për avionët luftarakë F-16 dhe po luan gjithashtu një rol në modernizimin e avionëve të vjetër për përdorim nga ushtria turke.

Dy pronarët kryesorë të kompanisë janë forcat e armatosura turke dhe një krah civil i qeverisë turke të ngarkuar me përmirësimin e aftësive të saj mbrojtëse dhe menaxhimin e prokurimeve ushtarake.

Sulmi i përgjakshëm në Turqi, rritet numri i të vdekurve,
Terroristi

Presidenti Erdogan telefonatë me Mark Rutte:

Presidenti Erdogan foli në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rutte. Rutte përcolli ngushëllimet dhe mesazhet e tij të solidaritetit për sulmin terrorist kundër TAI.

Pas kësaj telefonate Rutte bëri dhe një post në rrjetet e tij sociale duke e cilësuar sulmin si  “thellësisht shqetësues” dhe theksoi se të gjithë në këto momente mbështesin Turqinë.

“NATO qëndron me aleatin tonë Turqinë. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, shkruan Rutte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese