Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

I hodhën lëndë djegëse, shqiptari hidhet para flakës dhe shpëton të dashurën, digjet në disa pjesë të trupit

Shkruar nga Newsbomb
I hodhën lëndë djegëse, shqiptari hidhet para flakës
FotoMontazh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nju Jork, ku një shqiptar është djegur në 30%  të trupit pasi ka mbrojtur të dashurën e tij, e cila është sulmuar nga një person.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 23-vjeçari Petrit Alijaj së bashku me të fejuarën e tij dhe kushërirën ishin në një tren, ku një person tentoi t’i hedhë një lëng djegëse të dashurës së tij.

I riu pa u menduar dy herë ka dalë para për të mbrojtur personin e zemrës, ndërsa autori i ka vënë zjarrin.

 “Unë mbrojta të fejuarën time me trupin tim. Tani nuk kam aq shumë dhimbje por më parë ato ishin, O Zot , të pa durueshme,” ka thënë i riu për “Nju York Post”.

Ai më tej ka treguar të gjithë dinamikat e ngjarjes duke demonstruar skenën e të shtunës në tren.

“Sulmuesi kishte një filxhan të mbushur me diçka brenda, vaj ose diçka tjetër e ngjashme, me pak fjalë ishte një lëndë djegëse, bëri zjarr dhe e hodhi në tren,” ka treguar më tej ai.

Në disa foto shqiptari shihet pa bluzë pranë disa zjarrfikësve. Ai është shprehur se tashmë është mirë dhe është me fat që fytyra e tij nuk kishte pësuar asgjë.

Ndërkaq autoritet lokale kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e agresorit. Ai është 49-vjeçari Nile Tayor, i cili u arrestua disa minuta pas sulmit, në tentativë për t’u arratisur.

Kjo nuk është hera e parë që një sulm i tillë ndodh në Angli pasi edhe më herët një tjetër person i ka hedhur një vajze lëndë djegëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed