Ambasadori britanik në Meksikë, Jon Benjamin është shkarkuar pas një video-skandali të shpërndarë në rrjet, ku ai i drejtonte armën një punonjësi të ambasadës.
Në reagimin e tij, ambasadori Benjamin u shpreh se e gjitha ishte një shaka, dhe se nuk kishte për qëllim që të lëndonte asnjë, por siç duket arsyetimi i tij nuk është marrë parasysh.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.
Ndonëse për ambasadorin, gjithçka nisi si një shaka, videoja e tij u shpërnda në rrjete sociale duke u bërë menjëherë virale, e ndërsa dëshira për të dëfryer ndryshe duket se i kushtoi postin diplomatik që ai mbante prej vitit 2021.
Ambasadori britanik, Jon Benjamin u emërua në Meksikë në vitin 2021 dhe mandati i tij pritej të mbaronte në vitin 2024. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik.
British Ambassador to Mexico, Jon Benjamin, points a semi automatic weapon at concerned Mexican staff member. In a context of daily killings in Mexico by drug dealers, he dares to joke. @DailyMirror @guardian @TheSun @TheEconomist @Telegraph @DailyMailUK @FCDOGovUK pic.twitter.com/1obqgsNnTD
— Subdiplomatic (@subdiplomatic) May 28, 2024