Një sulm i rëndë i armatosur ka ndodhur në rrugën shtetërore 613, në shtrirjen midis San Pietro Vernotico dhe Torchiarolo, në Pulia.
Një grup kriminelësh sulmuan një makinë të blinduar, duke hapur zjarr në dy makina të tjera si një mënyrë për të bllokuar rrugën. Situata degjeneroi me shpërthimin e të shtënave me armë, duke krijuar panik tek të pranishmit dhe duke bllokuar plotësisht qarkullimin.
Ngjarja e rëndës është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur mjeti i blinduar ka qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës shtetërore, kriminelët në disa makina kanë detyruar mjetin të ndalojë duke përdorur teknikën paraushtarake dhe pasi kanë bllokuar rrugën i kanë vënë flakën dy makinave për të krijuar pengesë dhe lehtësuar sulmin e tyre.
#intanto Brindisi, assalto armato a portavalori sulla statale 613: fiamme dal veicolo e sparatoria in strada https://t.co/kwrRlMajWw
— La7 (@La7tv) July 4, 2024
Drejtuesit e makinës së blinduar kanë tentuar të reagojnë, por janë pushtuar nga dhuna e sulmit. Gjatë sulmit janë qëlluar të shtëna të shumta, fatmirësisht pa u plagosur asnjë nga operatorët e mjetit të blinduar.
Mirëpo situata ka mbetur tejet e rrezikshme deri në mbërritjen e policisë. Policia, karabinierët dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe nisur hetimet. Autostrada është mbyllur për qarkullim për disa orë, duke shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm tek drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje, ndërsa po mblidhen dëshmi nga ekzaminimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, për të identifikuar personat përgjegjës të sulmit të sotëm.