Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tërmeti 7.4 ballë “shkund” Tajvanin, raportohet për 4 të vdekur dhe 50 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

 

Tërmeti 7.4 ballë “shkund” Tajvanin, raportohet për 4
Dëmet e shkkatuara nga tërmeti

Një tërmet i fortë 7.4 ballë ka goditur herët mëngjesin e sotëm Tajvanin, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 4 persona deri më tani raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa mbi 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 26 ndërtesa kanë pësuar dëmtime, ndërsa disa prej tyre janë shembur.

“Dy ndërtesa janë shembur plotësisht dhe mund të ketë njerëz të bllokuar. Ne nuk kemi ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve Hualien.

Pas tërmetit ka pasur disa paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, lëkundja ishte 7.4 Rihter dhe epiqendra e saj ndodhej 12 kilometra në jug të Tajvanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese