Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Hungaria e vendosur, s’do të ekzekutojë urdhërarrestin e Hagës kundër Netanyahut

Shkruar nga Newsbomb
Hungaria e vendosur, s’do të ekzekutojë urdhërarrestin e
Benjamin Netanyahu

Hungaria ka njoftuar se nuk do ta ekzekutojnë urdhër-arrestin për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu brenda territorit të saj, nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale vendos që të lëshoj një urdhër-arrest ndërkombëtar për të.

Ministri Gergely Gulias u tha gazetarëve në Budapest se vendi i tyre nuk do ta arrestonte Netanyahun nëse ai do ta vizitonte.

Megjithëse Hungaria ka nënshkruar Statutin e Romës që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Gyulias argumentoi se dispozitat për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës nuk janë ende në fuqi në vend.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, Hungaria e bëri të qartë se nuk do të ekzekutonte urdhrin e arrestit të lëshuar nga ICC kundër presidentit rus Vladimir Putin për krime lufte në Ukrainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese