
Qytetarët britanikë folën me votë dhe vendosën që të largojnë pas 13 vitesh nga qeveria Partinë Konservatore dhe të kthejnë në pushtet Laburistët.
E teksa zgjedhjet kanë treguar fitoren e Laburistëve dhe humbjen e thellë të Konservatorëve, duket se qytetarët mezi presin që Rishi Sunak të largohet.
Disa qytetarë janë mbledhur jashtë zyrës së Sunak dhe me ironi kanë thirrur: “mblidh valixhet”. Sipas Sky News, qytetarët e tjerët i bërtisnin Sunak "festa mbaroi".
BBC raporton se Sunak foli me punëtorët e partisë dhe i falënderoi pa masë në një vizitë 40-minutëshe. Duhet të theksohet se Sunak arriti të rizgjedhej në zonën e tij elektorale pavarësisht humbjes së madhe të konservatorëve.
Rishi Sunak is filmed leaving Conservative HQ
— ITV News (@itvnews) July 5, 2024
Read more: https://t.co/fT2zvfjYxd pic.twitter.com/KLcpo9Iv13