Hapësire reklamuese

Bota

Humbi jetën shoferi, momenti kur autobusi i turistëve bie në lumë në Itali (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën shoferi, momenti kur autobusi i turistëve bie në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shikoni janë nga aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një personi në Itali, ku një autobus turistësh ra në lumin "Po" në Torino.

Në sfond dëgjohen boritë e makinave dhe qytetarë të cilët filmojnë momentin kur autobusi bie në lumë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet.

Sipas raportimeve, humbi jetën shoferi i autobusit dhe u plagosën tre pasagjerë. Fillimisht shoferi u gjet me shenja jete nga ekipet e shpëtimit ndërsa thuhet se ndërroi jetë në spital.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat italiane, autobusi gri i Di Carlo Tour nga Campobasso shfaqet duke ecur mbrapsht, kalon parapetin e Murazzit, prek lehtë një semafor dhe zhytet ngadalë në lumë, sikur gjithçka të ndodhte në ngadalësim filmik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese