Hapësire reklamuese

Bota

Humbi debatin me Trump, Joe Biden artikulon për herë të parë mundësinë e tërheqjes nga gara presidenciale

Shkruar nga Newsbomb
Humbi debatin me Trump, Joe Biden artikulon për herë të parë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur për herë të parë pas performancës së tij të dobët në debatin e parë presidencial me kundërshtarin e tij politik, republikanin Donald Trump në datën 27 qershor që u transmetua në CNN.

Në një intervistë për ABC News, Biden u përpoq që të justifikonte veten për paraqitjen e tij aspak të mirë në këtë debat, duke thënë se ai kishte qenë i lodhur dhe kjo ka ndikuar edhe në aftësinë e tij për të artikuluar si duhet përballë Trump.

Kreu demokrat, Biden hodhi poshtë aludimet se ai mund të vuajë nga ndonjë sëmundje serioze, dhe shprehet se ajo ishte thjesht një natë e keqe, pasi nuk i’u vuri veshin instikteve të tij që tregonin qartazi lodhjen mendore dhe fizike nga ngarkesa e ditëve të fundit.

Nuk ka tregues për ndonjë sëmundje serioze. Isha i dërrmuar. Nuk ua vura veshin instinkteve të mia në lidhje përgatitjet… ishte një natë e keqe. E kisha thjesht një natë të keqe. Nuk e di përse”,- u shpreh Biden.

Moderatori i emisionin George Stephanopoulos e pyeti atë nëse kishte besim se mund ta mundste kundërshtarin e tij politik, Donald Trump, duke u nisur nga sondazhet e ditëve të fundit që e nxjerrin këtë të fundit fitues përballë tij.

Presidenti aktual, Joe Biden u shpreh se aktualisht askush nuk është më i denjë dhe i kualifikuar për këtë pozicion se sa vetë ai, ndërsa shtoi se këto sondazhe nuk janë gjithmonë të sakta dhe nuk tregojnë domosdoshmërisht votën e popullit amerikan.

Mendoj se askush tjetër nuk është më i kualifikuar. Sondazhet e bëra nuk janë gjithmonë të sakta dhe jo domosdoshmërisht tregojnë votën e popullit amerikan”,- vijoi Biden.

Gjithashtu, ai u pyet edhe se a do të tërhiqej nga gara presidenciale nëse demokratët në Kongres e kërkonin këtë gjë prej tij, me arsyetimin se ai po dëmtonte shanse për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.

Për këtë pyetje, përgjigjja e Biden ishte mjaft e prerë, duke thënë se ai do të tërhiqej nga kjo garë presidenciale vetëm në Zoti i plotfuqishëm ia kërkon atë dhe jo për të tjerë.

Nëse Zoti i plotfuqishëm vjen dhe ma kërkon këtë, atëherë mund ta bëj”,- tha prerazi Biden.

Në këtë intervistë duhet thënë se Biden dukej më i qetë, i qartë dhe i artikuluar se sa në dabatin e herës së shkuar me Trump, por zëri i tij sërish tregonte lodhje.

Presidenti Joe Biden u përball publikisht me republikanin Donald Trump. Performanca e tij në këtë dabat la shumë për të dëshiruar, duke bërë që një valë kritikash të vërshonin drejt tij e nga ana tjetër, u po një frikë në rritje tek demokratët se ai nuk mund të konsiderohej më kandidati i duhur për të marrë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit të këtij viti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese