Hapësire reklamuese


Bota

Humbën jetën 45 persona, Netanyahu e quan “aksident” vdekjen e civilëve nga bombardimet në Rafah

Shkruar nga Newsbomb
Humbën jetën 45 persona, Netanyahu e quan “aksident”
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur një “aksient tragjik” vdekjen e dhjetëra civilëve palestinezë në një sulm ajror izraelit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Duke folur në Parlament, Netanyahu pretendoi se vdekjet e civilëve ndodhi pasi forcat izraelite shënjestruan anëtarët e Hamasit në Rafah.

“Ne po shqyrtojmë incidentin, kjo është politika jonë”, shtoi kryeministri izraelit.

Sulmi i së dielës ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRËA) në Tal al-Sultan, sipas zyrës së mediave të qeverisë së Gazës.

Të paktën 45 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe rreth 250 të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një kamp të personave të zhvendosur në Rafah të dielën mbrëma. Sulmi ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRËA) në Tal al-Sultan, sipas zyrës së mediave të qeverisë së Gazës.

Ushtria pretendoi se sulmi kishte në shënjestër një kompleks të Hamasit në Rafah, por që shumë civilë humbën jetën nga ky sulm, mes tyre dhe fëmijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese