
Aeroporti Heathrow në Londër, një nga aeroportet më të ngarkuara në Evropë, ka rihapur fluturimet pas një ndërprerjeje të shkaktuar nga një zjarr në një nënstacion elektrik të afërt. Zjarri kishte bllokuar fluturimet hyrëse për disa orë, duke shkaktuar vonesa të mëdha për pasagjerët.
Fluturimi i parë që u rikthye në orën 18:00 me orën lokale ishte ai i kompanisë ajrore British Airways. Shefi i aeroportit, duke u shprehur përmes një deklarate, kërkoi falje për pasagjerët e prekur nga ndërprerja dhe theksoi përpjekjet për të rivendosur shërbimin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ne kemi humbur fuqinë e barabartë me atë të një qyteti të mesëm dhe sistemet tona rezervë kanë funksionuar siç duhet, por ato nuk janë të përmasave për të drejtuar të gjithë aeroportin”, u shpreh ai.
Mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike me më shumë se 100 njerëz të evakuuar pasi një transformator në nënstacion mori flakë ndërsa u dëgjua një shpërthim i madh.
Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për organizimin e dhjetëra sulmeve dhe incidenteve të tjera në të gjithë Evropën që nga pushtimi i Ukrainës tre vjet më parë.