Hapësire reklamuese


Bota

Hapen vendvotimet e para në Kanada, mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryeministrin e ri

Shkruar nga Newsbomb
Hapen vendvotimet e para në Kanada, mbahen zgjedhjet e parakohshme për
Flamuri i Kanadase

Janë hapur vendvotimet e para në shtetin kanadez, ku janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme për të përcaktuar se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.

Vjen vetëm gjashtë javë pasi Mark Carney u betua si kryeministër, duke zëvendësuar kolegun e tij të partisë Justin Trudeau.

Dy nga kandidatët kryesorë janë nga Partia Liberale, e cila është e udhëhequr nga Carney, të cilët kanë qenë në pushtet për një dekadë, dhe Partia Konservatore, e udhëhequr nga Pierre Poilievre.

“Zgjedhjet që pritet të jenë një referendum për gati 10 vjet qeverisje liberale tani janë të përqendruara në mënyrë të vendosur në atë se kush mund t'i rezistojë më mirë Trumpit”, shkruan “BBC”.

Ky votimi vjen pasi një makinë u përplas në një turmë në një festival rruge në Vankuver gjatë fundjavës , duke vrarë të paktën 11 persona, duke përfshirë një vajzë pesëvjeçare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese