
Izraeli dhe Hamasi janë duke e zhvilluar marrëveshjen e tyre të armëpushimit.
Ditën e sotme Hamasi kanë zbuluar emrat e tre pengjeve që do të lirohen ditën e nesërme, në këmbim të të burgosurve palestinezë në shtetin izraelit.
Pengjet me origjine ruso-izraelitë, të cilët quhen Alexander Troufanov 29 vjeç, argjentinato-izraelite Yair Horn, 46-vjeç dhe amerikano-izraelite Sagui Dekel-Chen, 36 vjeç ku u kapën të gjithë nga Kibbutz Nir Oz në buzë të Gazës.
Gjithashtu, shteti izraelit ka parlajmëruar se nëse pengjet nuk do të lirohen në kohë, ata do të fillojnë sërish bombardimet e tyre.
Sakaq, presidenti i SHBA-së Trump tha se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron të gjithë pengjet e mbajtur në Gaza deri në mesditë të së shtunës.