Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Haga kërkon arrestimin e Netanyahut për krime kundër njerëzimit, Biden i revoltuar: Kërkesë skandaloze!

Shkruar nga Newsbomb
Haga kërkon arrestimin e Netanyahut për krime kundër
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden

Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza. Mbi këtë kërkesë ka reaguar Presidenti i SHBA, Joe Biden i cili e quan skandaloze kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC).

Reagimi i presidentit Biden: 

"Kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhër-arrest kundër udhëheqësve izraelitë është skandaloze. Dhe më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë asnjë midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij" - thuhet në reagimin e Biden.

Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon gjithashtu urdhërarrest për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit - Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem dhe i njohur më mirë si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh. 

Një panel gjyqtarësh të ICC do të shqyrtojë kërkesën e kryeprokurorit Khan për urdhër-arrest. Ai tha se akuzat kundër Sinëar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë "shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese