Hapësire reklamuese

Bota

Gruaja e parë presidente në historinë e Meksikës, kush është shkencëtarja e klimës Klaudia Sheinbaum

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja e parë presidente në historinë e Meksikës, kush
Claudia Sheinbaum, presidentja e parë grua në historinë e Meksikës

Shkencëtarja e klimës Klaudia Sheinbaum do të jetë presidentja e parë femër në historinë e Meksikës, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura ditën e djeshme me rreth 60% të votave.

Në zgjedhjet e së dielës ku dy kandidatet ishin  Claudia Sheinbaum e partisë Lëvizja për Rilindjen Kombëtare (MORENA) dhe Socil Gálvez, e cila mbështetej nga një aleancë e larmishme me tre parti opozitare, ishin rreth 99 milionë votues të regjistruar.

Do të jem gruaja e parë presidente e Meksikës. Nuk arrita e vetme deri këtu, ia arritëm të gjithë së bashku”, - u shpreh Sheinbaum përpara simpatizantëve pas fitores.

Kandidatja e partisë në pushtet bëri fushatë me premtimin për të vazhduar politikat e caktuara në 6 vitet e fundit nga presidenti në ikje dhe mentori i saj politik, Andrés Manuel López Obrador.

Ditët e fushatës zgjedhore në Meksikë u shoqëruan nga akte dhune pasi një kandidat për këshillin bashkiak të qytetit Kuitezo u qëllua për vdekje nga dy vrasës me motor.

Rreth 99 milonë banorë votuan nën një prani policie të theksuar dhe më vonë kaluan pranë kandidatit të vrarë, Israel Delgado, për të ndezur qirinj në nder të tij. Aktete e dhunshme frikësuan qytetarët që edhe pse ishin rregjistruar, pjesëmarrja në votim ishte më e ulët.

Por pjesëmarrja në zgjedhje u konsideruan edhe si një referendum për tashmë ish-presidentin Obrador, i cili dështoi të reduktonte dhunën e karteleve të drogës në Meksikë. Sidoqoftë, partia e tij Morena aktualisht kontrollon 23 nga 32 postet e guvernatorëve të vendit dhe një shumicë të lehtë vendesh në dhomën e Kongresit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese