Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Greva e kontrollorëve në Francë, anullohen mijëra fluturime

Shkruar nga Newsbomb

Greva e kontrollorëve në Francë, anullohen mijëra fluturime

Këtë të enjte janë anulluar me mijëra fluturine në Francë dhe Evropë, për shkak të grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë. Sipas ekspertëve, greva e kontrollorëve ka shkaktuar ndalesën më të madhe në trafikun ajror në dekada.

Kompanitë e fluturimeve kanë përgjysmuar fluturimet në dy aeroportet kryesore në Paris, në Orly dhe Roissy Charles-de-Gaulle si dhe në Marsej, po ashtu, janë anuluar shumë fluturime.

Më të prekurat janë fluturimet me destinacione të shkurtra, por gjithashtu edhe fluturimet e gjata kanë hasur në pengesa.

Ryanair ka raportuar se ka anuluar 300 fluturime më 25 prill, ndërkaq Easyjet dhe Transavia nga 200 secili.

Në total, rreth 2.300 fluturime në aeroportet franceze pritet të realizohen këtë të enjte, për dallim nga 5.200 sa ishin realizuar një ditë më parë, tha autoriteti i aviacionit civil, DGAC.

Në mbarë Evropën, rreth 2.000 fluturime të tjera janë anuluar dhe rreth 1.000 të tjera kanë ndryshuar rrugën për të shmangur hapësirën ajrore franceze.

Sipas Augustin de Romanet, drejtor i Grupit ADP, që menaxhon aeroportet në kryeqytetin francez, numri i fluturimeve të anuluara ishte më i larti në 20 vjet, teksa paralajmëroi se dhjetëra mijëra dollarë po rrezikohen nga anulimi i fluturimeve për shkak të grevës.

Shoqata e trafikut ajror, IATA, akuzoi kontrollorët francezë se po “shantazhojnë” dhe po bëjnë kërkesa të parealizueshme.

Greva e kontrollerëve ajrorë vazhdoi, pavarësisht se një shoqatë e madhe e punëtorëve të trafikut ajror u tërhoq nga greva më 25 prill, për shkak se tha se do të vazhdonte negociatat me autoritetet shtetërore lidhur me kushtet e punës. Megjithatë, në grevë janë ende edhe tri shoqata të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese