Hapësire reklamuese

Bota

Grekët në SHBA shpallin Fredi Belerin Mjeshtër Nderi i Ceremonisë në paradën e Nju Jorkut

Shkruar nga Newsbomb
Grekët në SHBA shpallin Fredi Belerin Mjeshtër Nderi i
Fredi Beleri © Credits facebook.com/belerisf

Federata e Shoqërive Helenike në Nju Jorku ka shpallur kryetarin e Zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin Mjeshtër i Madh Nderi i Ceremonisë gjatë paradës së sotme në Avenue 5 për të festuar Pavarësinë Greke.

Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Komitetit të Paradës, Philip Christopher, teksa tha se Beleri ndodhet në burg padrejtësisht.

“Me këtë iniciativë, grekët e Amerikës i dërgojnë një mesazh Shqipërisë dhe Qeverisë Amerikane, duke treguar se janë në krah të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës si dhe në krah të gjithë minoritarëve”, shkruajnë mediat greke.

Në fillim të mnuajit mars Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të martë GJKKO vendosi mos zbatimin e masës së kërkuar nga SPAK, me 2.6 vite burg ndaj Belerit.

Fredi Beleri ra në pranga më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e kryera u mësua se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazaret që Beleri ka bërë me persona pranë shtabit të tij.

Pavarësisht se ndodhet në qeli Beleri arriti të merrte më shumë vota se kandidati i socialistëve Jorgo Goro, duke u mandatuar nga KQZ si kryetari i Bashkisë së Himarrës. Mirëpo, ende nuk i është lejuar që të betohet. Theksojmë se çështja “Beleri”, mos lejimi i tij për t’ u betuar ka shkaktuar tensione me fqinjët. Që prej aso kohe kur kryebashkiaku i Himarës ra në pranga, pala greke ka ashpërsuar tonet ndaj vendit tonë. Në dhjetëra deklarata Athina zyrtare ka theksuar se nëse Shqipëria pengon Belerin të marrë detyrën, do të ketë pasoja lidhur me procesit të anëtarësimit. Ndër të tjera, ata janë shprehur se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësimi votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese