Hapësire reklamuese

Bota

Grabitën makinën me vlerë 40 mijë euro, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, mes tyre një grua

Shkruar nga Newsbomb
Grabitën makinën me vlerë 40 mijë euro, arrestohen tre
Foto ilustruese

Tre shqiptar kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen për vjedhjen e disa automjeteve.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy burra dhe një grua të moshës 28 deri 38 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e mjeteve me vlerë 40 mijë euro në shtetin italian.

Hetimet kanë nisur pak javë më parë, ku një grua ka telefonuar policinë ku ka denoncuar vjedhjen e një makinë me vlerë 40 mijë euro.

Makina ishte grabitur në Itali, por për disa orë GPS tregonte se makina e grabitur ndodhej në Spanjë në rrugët e Altea. Menjëherë në zonë janë zhvendosur disa njësi të Gardës Civile së bashku me një patrullë të Policisë Vendore Altea.

Pas kontrollit policia gjeti një makinë jashtë një shtëpie të ngjashme me atë që kishte denoncuar gruaja, por shqiptarët kishin arritur që t’i ndryshonin targat. Policia pas kontrollit arriti ne rezultatin se ishte makina e vjedhur dhe për pasojë u arrestuan tre shqiptarët që ishin në shtëpinë ku ndodhej dhe mjeti.

Të arrestuarit së bashku me automjetin e sekuestruar janë vënë në dispozicion të Gjykatës Hetimore Nr. 1 Benidorm, e cila ka dekretuar lirimin e të gjithëve me caktimin e masës së sigurimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese