Hapësire reklamuese

Bota

Grabiste dyqane në pronësi të kinezëve, arrestohet shqiptari në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
Grabiste dyqane në pronësi të kinezëve, arrestohet shqiptari
Foto ilustruese

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi dyshohet se kishte grabitur 6 lokale në Spanjë.

Sipas mediave vendase, i arrestuari udhtëonte me autobuz nga Zaragoza për në Huesca, ndërkohë që pre e vjedhjeve të tij ishin zakonisht lokalet në pronësi të shtetasve kinezë.

Në bazë të hetimeve të kryera nga autoritetet e Spanjës, shqiptari i kryente vjedhjet vetëm dhe mbante një çantë shpine të zezë, e cila kishte të gjitha mjetet e nevojshme për të hapur dyert e bizneseve që ai kishte vënë në shenjestër.

Shqiptari u diktua nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa ai është arrestuar dhe pritet të dënohet nga gjyqësori për vjedhje dhe dëmtim të pronës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese