Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Grabisnin apartamente dhe investonin në “shtëpi bari”, goditet grupi kriminal shqiptar në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
Grabisnin apartamente dhe investonin në “shtëpi bari”,
Foto nga operacioni

Një megaoperacion është zhvilluar në Spanjë, në zonën e Katalonjas, ku janë arrestuar disa shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarët janë arrestuar pasi akuzohen për grabitje dhe më pas përfitimet nga këto grabitje i përdornin për të investuar në “shtëpi bari”.

Operacioni është zhvilluar n në Barcelonë, Cunit, L’Espelt, Òdena dhe Montmaneu (Anoia) dhe gjithashtu në Tàrrega e Urgell, ku janë arrestuar disa persona të cilët akuzohen për rreth 20 grabitje.

Nga hetimet policore rezulton se grabitjet kryheshin për sigurimin e fondeve për ti financuar më pas në plantacionet e marijuanës. Gjatë operacionit policia ka gjetur edhe 220 bimë marihuanë në Montmaneu, ndërsa në L’Espelt u gjetën 50 kilogramë sytha marihuanë. Ende nuk dihet saktësisht numri i personave që janë arrestuar nga ky operacion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed