
Foto ilustruse
Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar të paktën 40 viktima në të gjithë territorin palestinez. Sipas zyrtarit të mbrojtjes civile Mohammed al-Mughayyir, që prej mëngjesit të së hënës janë regjistruar 40 viktima.
Ndër to ishin edhe tetë anëtarë të familjes Abu Mahadi, që u vranë në Jabalia, në veri të Gazës, kur një sulm izraelit goditi banesën e tyre.
“Ata ishin në gjumë, të sigurt në shtëpitë e tyre, kur raketat i goditën… pamja ishte tronditëse”, tregoi Abdul Majeed Abu Mahadi, 67 vjeç, i cili humbi vëllain e tij në këtë ngjarje tragjike.
“Po të shihje atë skenë, do shihje fëmijë, gra dhe pleq të masakruar… zemra të çahet. Por çfarë mund të bëjmë?”-përfundoi ai.
Sondazh
Poll