Në një mbrëmje plot emocione dhe surpriza, të ftuarit nga bota e televizionit dhe filmit u mblodhën në The Beverly Hilton në Los Angeles në ceremoninë e Golden Globes 2025.
Filmi “The Brutalist”, i cili tregon historinë e një arkitekti të mbijetuar nga Holokausti që përpiqet të rindërtojë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara, shkëlqeu gjatë mbrëmjes duke fituar tre çmime të rëndësishme. Ky sukses e konfirmoi atë si një nga filmat më të vlerësuar të vitit.
Një tjetër moment i paharrueshëm i natës ishte fitorja e filmit francez “Emilia Perez” i regjisorit Jacques Audiard, i cili triumfoi në Golden Globes, duke rrëmbyer katër çmime, përfshirë atë për komedinë më të mirë.
Regjisori Brady Corbet u shpall fituesi i çmimit për regjisorin më të mirë, ndërsa aktori Adrien Brody fitoi çmimin për aktorin më të mirë, duke mbajtur një rol kyç në këtë produksion.
Në kategorinë e filmave të animuar, “Floë” u shpall filmi më i mirë, duke konfirmuar cilësinë e lartë të produksioneve të animuar. Po ashtu, “Ëicked” fitoi çmimin për arritje kinematografike dhe sukses në arkëtime, një vlerësim për ndikimin e saj në industrinë e filmave të shfaqur në kinematë botërore.
Ceremonia, e drejtuar nga Nikki Glaser, ndërsa çmimet u ndanë në 27 kategori të ndryshme për film dhe televizion. Po ashtu, procesi i votimit pati disa ndryshime këtë vit, pasi u krye nga një grup ndërkombëtar gazetarësh, duke i dhënë më shumë diversitet dhe transparencë këtij eventi prestigjioz.