Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Goditje për Netanyahu/ Jep dorëheqjen Benny Gantz, ministri i kabinetit të luftës

Shkruar nga Newsbomb
Goditje për Netanyahu/ Jep dorëheqjen Benny Gantz, ministri i
Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka dhënë dorëheqje prej Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, për shkak të mospajtimeve për planet pas përfundimit të konfliktit në Gazë.

Ministri izraelit i kabinetit të luftës ka njoftuar dorëheqjen e tij nga qeveria pas mosmarrëveshjesh në lidhje me planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për konfliktin në Gaza.

"Ne krijuam një qeveri emergjente përmes një partneriteti të fatit, jo një partneriteti politik,"  - ka deklaruar Benny Gantz , duke folur në një konferencë shtypi.

Duke folur në një konferencë për media, të dielën, ai tha se Netanyahu është duke i parandaluar nga fitorja e vërtetë.

Gantz ka qenë anëtar kyç në “kabinetin e luftës” së Netanyahut, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Konflikti Izrael-Hamas ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Ndërsa nga nisja e luftës deri sot, numurohen  të paktën 37 124 palestinezë të vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe 84,712 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese