Hapësire reklamuese

Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thirrje Izraelit: Merrni masa për parandalimin e urisë në Gaza!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thirrje Izraelit: Merrni
Fëmijët palestinezë që mbajnë kupat bosh dhe përpiqen të marrin ushqim në Rafah

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e ka urdhëruar Izraelin që të ndarmarrë masa konkrete për të parandaluar urinë në Gaza. Masat përkojnë me hapjen e më shumë pikave tokësore, të cilat do të mundësojnë kalimin e kamionëve me ushqime dhe karburant.

Afrika e Jugut i dërgoi Gjykatës një padi ku akuzonte për gjenocid Izraelin në luftën e tij në Gazë, e cila filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi me raketa Tel Avivin. Ndërkohë, Izraeli e mohon se po kryen gjenocid dhe thotë se lufta po bëhet për t’u mbrojtur nga Hamasi.

Në urdhrin e lëshuar nga Gjykata, përfshihet armëpushimi, duke përmendur edhe vdekjet e shumta dhe urinë në Gazë.

Deri tani si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore, në Gazë janë vrarë afër 33.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese