Gjykata më e lartë e Evropës ka dënuarm me një gjobë me vlerën 2.4 miliardë eurosh Google.
Google duhet të paguajë këtë gjobë për abuzim me dominimin e tregut të shërbimit të saj të krahasimit të blerjeve. Gjiganti i teknologjisë kishte apeluar kundër gjobës, e cila fillimisht ishte vendosur nga Komisioni Evropian në 2017.
BBC shkruan se ajo gjobë, në atë kohë ishte dënimi më i madh që Komisioni kishte vendosur ndonjëherë.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), e cila mori vendimin e sotëm, tha në vendimin e saj se Komisioni kishte të drejtë që e konsideroi sjelljen e Google “diskriminuese” dhe ankesa e saj “duhet të hidhet poshtë në tërësi”.
Ajo urdhëroi Google dhe pronarin e Alphabet të përballonin shpenzimet e tyre dhe të paguanin shpenzimet e bëra nga Komisioni Evropian.
Është i fundit në një seri përplasjesh të kohëve të fundit të profilit të lartë midis Google dhe rregullatorëve ndërkombëtarë. Javën e kaluar, rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar përkohësisht konkluduan se Google përdorte praktika anti-konkurruese për të dominuar tregun për teknologjinë e reklamave në internet.