Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Gjykata Administrative rrëzon planin e Trump: Të gjithë punonjësit e USAID të rikthehen në punë

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Administrative rrëzon planin e Trump: Të gjithë
Donald Trump

Gjykatësi Carl Nichols ka pezulluar përkohësisht planin e presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar nga puna, kundrejt pagesës mujore,  të gjithë punonjësit e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën.

Kjo gjykatë adiminstrative lëshoi ​​një urdhër ndalimi të përkohshëm "të kufizuar", në përgjigje të një padie të minutës së fundit të ngritur nga dy sindikata që përpiqeshin të shpëtonin agjencinë. Ky urdhër do të qëndrojë në fuqi një javë, deri më datë 14 shkurt.

Por padia e minutës së fundit të premten argumentoi se qeveria po shkelte Kushtetutën e SHBA dhe gjithashtu se punëtorët po vuanin dëmtime.

Gjykatësi Nichols mbajti anën e sindikatave, duke thënë se ata do të pësonin "dëm të pariparueshëm" nëse gjykata nuk ndërhynte, ndërsa do të kishte "zero dëm për qeverinë".

"Të gjithë punonjësit e USAID-it aktualisht në pushim administrativ do të rikthehen në punë deri në atë datë, dhe do t'u jepet akses i plotë në sistemet e njoftimeve të postës elektronike, pagesave dhe sigurisë deri në atë datë, dhe asnjë punonjës shtesë nuk do të vendoset në pushim administrativ para asaj date," shkroi Nichols, raporton BBC.

Trump ka argumentuar se USAID, agjencia e ndihmës jashtë shtetit, nuk është një përdorim i vlefshëm i parave të taksapaguesve duke argumentuar se shumë para kanë kaluar në mbështetje të demokratëve, dhe rrjedhimisht ka udhrdhëruar ndërprerjen e fondeve për shumë vende duke pezulluar dhe nga puna mijëra punonjës në mbarë botën.

USAID është donatori më i madh i ndihmës në botë - me një pjesë të madhe të buxhetit të shpenzuar në programet shëndetësore në mbarë botën. Dy të tretat e 10,000 stafit të saj punojnë jashtë shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese