Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Gjobitet sërish Trump, gjykatësi e paralajmëron: Do shkosh në burg, nëse vazhdon me këtë sjellje

Shkruar nga Newsbomb
Gjobitet sërish Trump, gjykatësi e paralajmëron: Do shkosh
Ish-presidenti, Donald Trump në ambjentet e Gjykatës

Gjyqtari Juan Merchan e ka gjetur ish-presidentin Donald Trump sërish në shkelje të urdhrit të Gjykatës që e ndalon të sulmojë verbalisht dëshmitarët e thirrur në seancë brenda apo jashtë saj, ndërkohë që i përsëriti atij vendimin se nëse do të vazhdojë sërish me këtë sjellje, ai do të përballet me masën “Arrest me burg”.

"Në vazhdim, kjo gjykatë do të duhet të marrë në konsideratë një sanksion me burg. Zoti Trump, është e rëndësishme të kuptosh, gjëja e fundit që dua të bëj është të të fut në burg. Ju jeni ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta presidenti i ardhshëm gjithashtu.

Madhësia e këtij vendimi nuk më humbet, por në fund të ditës kam një punë për të bërë. Pra, sa më shumë që unë nuk dua të vendos një masë me “burg”, dua që ju të kuptoni se do ta bëj nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme", - tha gjyqtari Juan Merchan në seancë.

Merchan gjobiti Trumpin me 1000 dollarë për shkeljen dhe urdhëroi që ai të paguante gjobën deri në mbylljen e punës të premten. Javën e kaluar, gjykatësi e gjobiti Trumpin me 9,000 dollarë për nëntë shkelje të mëparshme të urdhrit të gjykatësit.

Shkeljet e urdhrit për sulme verbale dënohen me gjobë deri në 1000 dollarë, me burg deri në 30 ditë, ose të dyja.

Urdhri i Gjykatës e ndalon të pandehurin të bëjë deklarata publike për dëshmitarët e mundshëm dhe anëtarët e jurisë në gjykatë apo persona të tjerë të lidhur me gjykatën ose zyrën e prokurorit të rrethit të Nju Jorkut.

Ky Urdhër vjen disa javë pas gjyqit të Trump për skemën e mashtrimit me para në Nju Jork. Prokurorët kanë akuzuar Trump me 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit për fshehjen e supozuar të mënyrës se si Michael Cohen u rimbursua për pagimin e 130,000 dollarëve aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, në mënyrë që të heshte para zgjedhjeve të 2016-ës. Trump është deklaruar i pafajshëm për akuzat dhe e ka mohuar aferën.

Në një deklaratë, zëdhënësi i fushatës së Trump-it, Steven Cheung e quajti urdhrin "jokushtetues dhe joamerikan" dhe kritikoi gjyqtarin dhe vendimin e tij.

Presidenti Trump nuk e ka shkelur këtë dekret të gabuar nga një operativ partizan,” tha ai. “Kërcënimi për të hedhur në burg Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara dhe kandidatin kryesor në Zgjedhjet Presidenciale të 2024-ës për ushtrimin e të drejtave të tij të Amendamentit të Parë është një taktikë autoritare e Botës së Tretë tipike për Joe Biden të shtrembër dhe shokët e tij”,- tha zëdhënësi i fushtaës së Trump.

Analistja ligjore e CNN, Karen Friedman Agnifilo thotë se Merchan ka opsione që nuk përfshijnë burgosjen e Trump. Për shembull, ai mund të fillojë me një kohë të shkurtër në paraburgim në gjykatë.

Ai ka disa opsione: për shembull, mund ta vendosë për disa orë. Ka një qeli mbajtëse pas sallës së gjyqit,” tha ajo.

Vendimi zbuloi këtë të hënë se Trump kishte shkelur urdhrin e gjykatës për komentet të dhëna nga ai, në lidhje me përbërjen e jurisë në këtë rast.

Komentet e Trump erdhën në një intervistë të 22 prillit me një program të quajtur "Vetëm lajmet pa zhurmë" në Real America's Voice. “Ju e dini se gjyqtari po e nxiton gjyqin si i çmendur. Askush nuk ka parë ndonjëherë një gjë të tillë. Ajo juri u zgjodh kaq shpejt, ku 95% janë demokratë. Zona është kryesisht demokratike. Ju e mendoni atë si një zonë, thjesht një zonë demokratike. Është një situatë shumë e padrejtë që mund t'ju them”,- tha Trump.

Në një vendim me shkrim, gjykatësi tha se këto komente shkelnin urdhrin e lëshuar më herët nga Gjykata.

"I pandehuri ka shkelur urdhrin duke bërë deklarata publike për jurinë dhe mënyrën se si u zgjodh ajo. Duke bërë këtë, i pandehuri jo vetëm që vuri në pikëpyetje integritetin dhe për rrjedhojë legjitimitetin e këtyre procedurave, por ngriti sërish spektrin e frikës për sigurinë e juristëve dhe të të dashurve të tyre”,- shkroi Merchan.

Gjithashtu, ky vendim e bën të qartë mundësinë e dënimit me burg, nëse Trump vazhdon me të njëjtë sjellje duke thyer urdhrin e lëshuar nga Gjykata.

(B)Për shkak se kjo është hera e dhjetë që kjo Gjykatë e konstaton të pandehurin në përbuzje penale, duke përfshirë tre mocione të veçanta, është e qartë se gjobat monetare nuk kanë mjaftuar dhe nuk do të jenë të mjaftueshme për të penguar të pandehurin nga shkelja e urdhrave të ligjshëm të kësaj gjykate. Prandaj, i pandehuri njoftohet se nëse është e përshtatshme dhe e garantuar, shkeljet e ardhshme të urdhrave të tij të ligjshëm do të dënohen me burgim",- përfundoi Merchan.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese