Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Gjermania dekoron Presidentin francez Macron me çmimin “Vestfalian” të Paqes

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania dekoron Presidentin francez Macron me çmimin
Pamje nga ceremonia e dekorimit të Presidentit të Franës, Emmanuel Macron

Gjermania ka dekoruar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron me çmimin “Vestfalian” të Paqes për kontributin e tij të dhënë në sovranitetin evropian.

Gjatë një fjalimi të mbajtur midis dy liderëve në Münster, Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier e falenderoi Macron për vlerën e shtuar që ai ka sjellë ne arenën europiane, ndërsa shton se ai promovoi vazhdimisht idenë e autonomisë strategjike me një larpamësi dhe guxim të madhe para se të ndodhte sulmi rus në Ukrainë.

“Ishit ju që promovuat vazhdimisht idenë e autonomisë strategjike me largpamësi dhe guxim të madh,”-tha Presidenti i Gjermanis­ë, Frank Walter Steinmeier.

Franca dhe Gjermania bënë gjithçka me mjete politike për të shmangur luftën. “Por përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur paqen në Evropë dështuan për shkak të Moskës”,- tha Steinmeier-i, duke iu referuar gjithashtu përpjekjeve të Macron-it për të vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të luftës në Ukrainë.

Steinmeier-i e quajti Macron-in një evropian të pasionuar. “Gjithmonë ti ke para syve objektivin e përbashkët dhe lufton për të forcuar dhe zgjeruar sovranitetin e Evropës, por edhe konkurrencën e saj”.

Presidenti federal Steinmeier mbajti një fjalim lavdërues veçanërisht miqësor.

Steinmeieri vlerësoi shprehimisht angazhimin e Macronit p­ër marrëdhëniet franko-gjermane.

“Ti je gjithmonë të gatshëm t’i afrohesh Gjermanisë, hap diskutimin dhe përpiqesh herë këtu, herë atje të na shkëputësh nga qëndrimi i rezervuar”,- tha Steinmeier. Macroni është i bindur për ekuilibrin franko-gjerman, që duhet të rivendoset gjithmonë, që Evropa të përparojë, tha Presidenti gjerman.

Në fjalën e tij, Presidenti i Gjermanisë iu referua edhe mënyrës së vendosur të Macronit dhe motos së varur në murin e zyrës së Macronit: “Ata që besojnë se nuk është e mundur luten të mos shqetësojnë ata që përpiqen”. Macroni synon t’i shkundë gjërat, “ndonjëherë me fjalë mjaft drastike”.

“Paralajmërues, por asnjëherë i dëshpëruar, ti e ke bërë të qartë gjithmonë se fatin e kemi në duart tona”,- tha Steinmeier-i.

Çmimi iu dha Macronit pak më shumë se një vit më parë. Ceremonia e dorëzimit u vonua për shkak se vizita shtetërore e planifikuar fillimisht për vitin 2023 u anulua, si pasojë e trazirave në Francë. Çmimi përkujton Paqen e Vestfalisë të vitit 1648, e cila i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare. Ai jepet çdo dy vjet në dy kategori nga Këshilli i Qytetit të Münster-it.

Macroni do të udhëtojë më pas në Brandenburg, ku do të takohet me Kancelarin Olaf Scholz në Schloss Meseberg, shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, për Këshillin Ministror Gjermano-Francez.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese