Hapësire reklamuese

Bota

Gjermania ashpërson tonet me Rusinë: NATO është e gatshme që të mbrojë çdo centimetër të territorit evropian

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania ashpërson tonet me Rusinë: NATO është e gatshme
Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka dërguar një mesazh Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në pikun e përshkallëzimeve të retorikës midis vendeve në lidhje me armatimet që Perëndimi po i siguron Kievit.

Ai theksoi se lëvizjet e fundit të NATO për të fuqizuar kahun lindor, synonin pëkërisht mbrojtjen nga Moska. Duke folur nga Forumi Ekonomik i Gjermanisë Lindore, ku ishte gjithashtu e pranishme kryeministrja lituaneze Ingrida Simonyte, Scholz tha se Gjermania kishte luajtur një rol kyç në praninë e aleancës ushtarake në Baltik, pranë kufijve rusë, që shtrihej në gati një dekadë.

Scholz tha se Aleanca është e gatshme që të mbrojë çdo centimetër të territorit të vet, nëse do të jetë e nevojshme

Dhe duke qenë se kërcënimet nga Rusia do të vazhdojnë, ne dhe aleatët e tjerë vendosëm vitin e kaluar të dërgojmë trupa shtesë në shtetet balltike dhe të stacionojmë atje një brigadë të terë në mënyrë të përhershme.

Kjo kthesë e politikës së sigurisë është e nevojshme për t’i treguar Rusisë se ne jemi të përgatitur të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, kundër sulmeve. Aleanca është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të vet, nëse do të jetë e nevojshme”,- tha Scholz.

Sipas tij, diplomacia do të ishte e suksesshme vetëm nga një pozicion force, ndërsa shtoi se ishte jetësore që shtetet baltike të mbështeteshin plotësisht tek aleatët e NATO-s, për mbrojtjen e tyre në rastin e një sulmi rus.

Në kahun tjetër, Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi këtë javë anëtarët e NATO-s, të mos lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre kundër Rusisë, pasi një sërë shtetesh perëndimore i hoqën kufizimet e vendosura ndaj armatimeve që i ofrojnë Kievit.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhi poshtë paralajmërimet duke thënë se aleanca i kishte dëgjuar disa herë ato dhe se vetëmbrojta nuk është përshkallëzim. Së fundmi, edhe Holanda siguroi Kievin se avionët 24 F-16 që ka ndërmend t’i dhurojë Ukrainës mund të përdoren për të goditur objektivë brenda Rusisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese