Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC
Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley

Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi pas 5 ditësh i zhdukur.

Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi dhe nga informacionet e para mësohet se u pikas nga gazetarët dhe kryebashkiaku i Symi. Dyshohet se Michael Mosley ka rrëshkitur dhe është rrëzuar duke humbur dhe jetën.

Prezantuesi britanik i BBC ishte zhdukur prej të mërkurës, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke, kërkime të cilat ishin fokusuar pikërisht në këtë ishull.

67-vjeçari, ishte larguar në mesditë nga shtëpia e miqve ku ndodhej për të shëtitur dhe më pas nuk u kthye më. Ka qenë bashkëshortja e tij e cila ngriti alarm pasi humbi kontaktet me gazetarin. Për gati 100 orë të afërmit dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar në zona të ndryshme të ishullit, por vetëm mëngjesin e së dielës është gjetur trupi pa jetë i tij.

Pritet edhe raporti i mjekut ligjor që të zyrtarizojë vdekjen e tij e cila duket se është shkaktuar nga rënia e tij nga një shkëmb prej një lartësie të konsiderueshme.

Britaniku ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Shoë’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese