Një adoloshent 14 vjeçar është gjetur i vdekur nga ushtria e Izraelit. I mituri, Benjamin Ahimeir kishte humbur kontaktet me familjen e tij mbrëmjen e së premtes, teksa kulloste delet pranë një fshati palestinez në rajonin e Ramallah.
Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, 14 vjeçari vdiq si pasojë e një sulmi terrorist.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi për vrasjen e të riut teksa e cilësoi se një krim të urryer.
Ndërkohë nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant bëri thirrje ndaj qyetetarëve që të mos hakmerren për vrasjen e adoloshentit.
Ndërsa shtoi se edhe ai ishte i pikelluar për këtë ngjarje, por janë forcat e sigurisë së Izraelit ato që duhet të merren me terroristët, pasi veprimet hakmarrëse thjesht do të vështirësonin misionin e luftëtarëve.
“I bëj thirrje publikut, lërini që të veprojnë forcat e sigurisë në gjuetinë e terroristëve, veprimet hakmarrëse do ta bëjnë të vështirë për luftëtarët tanë në misionin e tyre. Ligji nuk duhet të merret në duart e dikujt,”- tha ministri i mbrojtjes së Izraelit.