
Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare ish-kryeministri i Lituanisë Gendiminas Kirkilas. Mediat e huaja bëjnë me dije se ish-kryeministrti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, pa shenja dhune.
Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonite i bëri homazhe Kirkilas, duke nënvizuar se ai ishte një "figurë e fuqishme" që ishte përfshirë në mënyrë aktive në jetën politike të vendit.
Në lidhje me vdekjen e Kerkilas ka reaguar edhe presidenti i Litunisë, Gitanas Nausenda, i cili shkruan:"Gendiminas Kirkilas ishte një politikan inteligjent, i respektuar, properëndimor, i cili punoi pa u lodhur për të mirën e Lituanisë".
I lindur në Vilnius në vitin 1951, Gediminas Kirkilas shërbeu si Ministër i Mbrojtjes i Lituanisë nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe për dy vitet e ardhshme (2006-2008) ai ishte kreu i qeverisë socialdemokrate.