Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Georgia Meloni i shkoi për vizitë në rezidencë, Donald Trump: Është një grua fantastike

Shkruar nga Newsbomb
Georgia Meloni i shkoi për vizitë në rezidencë, Donald
Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Georgia Meloni, ka zhvilluar një vizitë në rezidencën e Donald Trump, Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida

Të pranishëm në takim ishin edhe të nominuarit për postet e Sekretarit të Shtetit dhe Këshilltar të Sigurisë Kombëtare, Senatori Marco Rubio dhe republikani Mike Waltz. Pas vizitës presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump e ka konsideruar Melonin si një grua fantastike.

“Kjo është shumë emocionuese. Jam këtu me një grua fantastike, kryeministren e Italisë. Ajo me të vërtetë që e ka ‘pushtuar’ Europën me popullaritetin e saj”, u shpreh ai.

Nuk janë dhënë detaje rreth asaj që u diskutua në takim, megjithëse duket se liderja italiane, ashtu si edhe të tjerë liderë botërorë, kërkon të forcojë marrëdhëniet me presidentin e zgjedhur Trump pak para se ai të marrë detyrën në 20 janar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed