Hapësire reklamuese

Bota

“Gafa e rradhës” e Joe Biden, i hutuar i kthen shpinën publikut, tenton të ulet në “karrigen e padukshme”

Shkruar nga Newsbomb
“Gafa e rradhës” e Joe Biden, i hutuar i kthen shpinën
Joe dhe Jill Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, është një ndër politikanët i cili komentohet më së shumti për veprimet e tij “paksa të çuditshme” në daljet publike ku shpesh nuk i japin dot një kuptim apo shpjegim.

Së fundmi një veprim i çuditshëm i Biden ka marrë vëmendjen e rrjetit gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të D-Day.

Presidenti i SHBA mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të D-Day së bashku me gruan e tij Jill Biden ku foli për lirinë, nderoi trupat dhe gjithashtu tregoi mbeshtetje per Ukrainën. Por 81-vjeçari shumë shpejt u bë objekt tallje në mediat sociale për disa gafa gjatë ceremonisë.

Biden në një moment pasi ka shtrenguar duart me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, kthehet totalisht i hutuar duke parë veteranët e tjerë pjesëmarrës në ceremoni. Në një moment tjetër Biden është kapur nga kamerat në përpjekje për tu ulur në një karrige “të padukshme”, kjo pasi pas tyre nuk kishte asnjë karrige të vendosur.

“Gafa e rradhës” e Joe Biden, i hutuar i kthen shpinën
Joe dhe Jill Biden

Gafat e Biden vazhdojnë, pasi në disa momente ai është parë me sytë e mbyllur, ku shumë e kanë komentuar se 81-vjeçari po dremiste.

“Gafa e rradhës” e Joe Biden, i hutuar i kthen shpinën
Joe Biden dhe Emmanel Macron
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese