Vendet më të zhvilluara të Grupit të Shtatë (G7) kanë njoftuar asetet e ngrira ruse do t’i përdorin ato për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën.
Sipas një draft deklarate sot nga ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore, u tha se do të shqyrtojnë mënyrat për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën.
Nisur nga raportimi i Reuters, një burim nga G7 ka thënë se deklarata nuk do të pësojë ndryshime të rëndësishme përpara se versioni përfundimtar të publikohet më vonë sot pas një takimi në Stresa, në veri të Italisë.
Në takimin e ministrave të financave të G7 merr pjesë edhe ministri ukrainas i financave Serhiy Marchenko, dhe qëllimi i takimit është të përgatisë mënyra për të ndihmuar Ukrainën përpara se çështja të jetë në rendin e ditës në samitin e krerëve të qeverive të G7, i cili është planifikuar për në mes të Qershorit.
Kujtojmë se më herët, G7 ka ngrirë rreth 276 miliardë euro të aseteve ruse pasi Rusia nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Në takimin e Stresës, tema është rritja e eksporteve të Kinës dhe shqetësimi i G7-ës për politikën jo-tregtare të Pekinit.