
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar masa sigurie për 106 zyrtarë, duke përfshirë edhe kryebashkiakun, Ekrem Imamoglu si dhe biznesmenë e këngëtarë.
Sipas asaj që autoritetet turke bënë me dije më herët, këto arrestime kanë ardhur në kuadër të dy hetimeve që përfshijnë raste korrupsionit dhe marrëdhënie me organizatat terroriste.
Përveç Ekrem İmamoglu, në pranga ka rënë edhe kryetari i i qarku të Şişli, i akuzuar për “terrorizëm”, kryetari i qarkut Beylikduzu, mbi të cilin rëndon vepra penale për korrupsion, këshilltarin dhe bashkëpunëtorët e İmamoglu, kryetarët e organizatave komunale dhe biznesmenë. Mediat turke raportojnë se nga 106 personat për të cilët janë lëshuar urdhër arresti, 84 janë në paraburgim.
Kjo ngjarje ka sjellë revoltë dhe tensione në vend, pasi Ekram Imamoglu është një figurë kryesore politike dhe pritej të ishte kundërshtar i Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas mediave vendase në pranga kanë rënë:
Ekrem Imamoglu: Kryebashkiaku i Stambollit. Sipas njoftimit të prokurorisë, ai konsiderohet si “kreu i organizatës kriminale” dhe akuzohet si për korrupsion ashtu edhe për marrëdhënie me organizatat terroriste.
Murat Ongun: Këshilltar i Imamoglu dhe kreu i kompanisë komunale Medya AŞ, e cila ishte nën hetim.
Necati Ozkan: Aleat strategjik i Imamoglut, i njohur për kontributin e tij në fushatën e tij zgjedhore. Ai është edhe autor i librit “Udhëtimi i heroit”, që ka të bëjë me Imamoglun.
Can Akin Caglar: Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Stambollit, që më parë ka shërbyer si drejtor i Ziraat Bank.
Mahir Polat: Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i bashkisë dhe kandidat për kryetar të qarkut Fatih në zgjedhjet e fundit. Ai u arrestua si pjesë e një hetimi për terrorizëm.
Resul Emrah Sahan: Kryebashkiak i qarkut Sisli, i arrestuar si pjesë e hetimeve për terrorizëm.
Mehmet Murat Çalik: Kryebashkiak i rrethit Beylikduzu, i arrestuar për korrupsion.
Bugra Gokçe: Presidente e Organizatës së Planifikimit të Stambollit (IPA), bashkëpunëtor i ngushtë i İmamoglu.
Murat Abbas : Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë komunale Kültür AŞ.
Tuncay Yilmaz: Drejtor i Përgjithshëm i İmamoğlu İnşaat, i arrestuar në kuadër të hetimeve për Korrupsion.
Këngëtar, biznesmenë dhe presidentë kompanish:
Ercan Saatchi: Këngëtar i njohur, i përfshirë në një çështje nën hetim, ndërsa priten më shumë detaje.
Fatih Keleş: Kryetar i Shoqatës së Sporteve Komunale të Stambollit.
Emrah Baghdadi: I përfshirë në raste korrupsioni.
Familja Ilbak: Pronarët e kompanisë Ilbak Holding, janë aktivë në sektorin e reklamave dhe mediave.
Irfan Karakas: Reklamues, thuhet në Arabinë Saudite.
Murat Kapki: Themelues i kompanisë reklamuese ADVERTCITY.
Serhat Kapki : Pronar i radiostacionit Gol.
Hüseyin Köksal: President i kompanisë Karsal Örme me seli në Beylikduzu.
Ali Nuhoğlu: President i kompanisë së ndërtimit Nuhoğlu İnşaat.
Serdal Taskin: Ish Drejtor i Përgjithshëm i Kültür AŞ.
Mertan Acıl: Dhëndër i familjes Subasi, i lidhur me Grupin Ilıcalı.
Në listën e të dyshuarve janë përfshirë edhe dhjetëra persona nga sektori i biznesit, gazetarisë dhe ndërtimit. Hetimet po vazhdojnë.