Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, mbi 1000 raste

Shkruar nga Newsbomb
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, mbi 1000 raste
Foto ilustruese

Fruthi është rikthyer fuqishëm në SHBA, me mbi 1000 raste të konfirmuara dhe tre viktima të raportuara deri tani, sipas të dhënave shtetërore të publikuara të premten. Ky shpërthim shënon një ringjallje shqetësuese të një sëmundjeje që mund të parandalohet me vaksinë.

Rritja e rasteve vjen në një kohë kur Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., vijon t`i besojë publikut ndaj vaksinës kundër fruthit, një vaksinë shumë efektive, duke përhapur pretendime të rreme se ajo është e rrezikshme dhe përmban përbërës fatalë.

Sipas një numërimi të realizuar nga AFP, tregoi se ka pasur të paktën 1,012 raste që nga fillimi i vitit, me Teksasin që përbën më shumë se 70 përqind.

Ndërkohë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë mbetur pas në përditësimin e të dhënave, pasi agjencia përballet me mungesë personeli dhe shkurtime buxhetore të shkaktuara nga administrata e Presidentit Donald Trump.

Dakota e Veriut është shteti më i fundit që ka raportuar një shpërthim, me nëntë raste të konfirmuara. Sipas North Dakota Monitor, rreth 180 nxënës janë urdhëruar të qëndrojnë të karantinuar në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Ky është një virus që është sëmundja më ngjitëse infektive e njerëzimit dhe tani po përhapet si zjarr në pyll”, tha për AFP-në Paul Offit, pediatër dhe ekspert i vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese