Hapësire reklamuese

Bota

Francë/ Përplasen dy avionët luftarakë, shpëtojnë mrekullisht dy pilotët dhe pasagjeri (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Francë/ Përplasen dy avionët luftarakë, shpëtojnë
Momenti i përplasjes së avionëve

Një aksident i frikshëm ajror ka ndodhur në Francë ku dy avionë luftarakë Alpha Jet u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113 gjatë një prove.

Fatmirësisht dy pilotët dhe një pasagjer shpëtuan dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, theksoi Ministri i Forcave të Armatosura Sebastien Lecornou.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese