Hapësire reklamuese

Bota

Franca lëshon urdhër-arresti për Bashar al-Assad, zbardhet akuza për ish diktatorin sirian

Shkruar nga Newsbomb
Franca lëshon urdhër-arresti për Bashar al-Assad, zbardhet akuza
Bashar al-Assad

Franca ka lëshuar urdhër-arresti për ish-diktatorin e Sirisë, Bashar al-Assad pa një hetimi të nisur për një civil frank-sirian, i vrarë në vitin 2017 pas një bombardimi në qytetin Deraa.

Assad në këtë çështje mban titulin Komandat i Forcave të Përgjitshme të Armatosura si dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në bashkëpunim.

Urdhri i lëshuar ditën e djeshme nga autoritetet franceze e bëjë Bashar al-Assad përgjegjës për vrasjen e një civili gjatë një bombardimi në Deraa. 59-vjeçari Salah Abou Nabout është vrarë më 7 qershor 2017 pasi avionët sirianë bombarduan shtëpinë e tij me urdhër të Assad.

Gjashtë zyrtarë të lartë të ushtrisë siriane po përballen tashmë me urdhër arresti francez në lidhje me këtë rast, i cili është nën hetim që nga viti 2018.

Ky rast përfaqëson kulmin e një lufte të gjatë për drejtësi, në të cilën unë dhe familja ime besuam që në fillim,” shprehet Omar Abou Nabout, djali i viktimës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese